Një histori e vërtetë nga libri “Një akt i thjeshtë mirënjohjeje”

 

John Kralik është një avokat amerikan që jeton në Kaliforni. Bazuar në ngjarje reale në jetën e tij, ai ka shkruar një libër mbi efektin që ka patur mirënjohja në ditët më të errëta të jetës së tij.

Më poshtë mund të lexoni historinë e John: 

Në dhjetor të vitit 2007, John Kralik, një avokat amerikan që jeton në Kaliforni, e gjeti veten 53 vjeç dhe mbipeshë, në prag të një divorci të dytë, në mes të një falimentimi të zyrës së tij të avokatisë dhe duke jetuar në një apartament pa ngrohje.

Gjithçka në jetën e tij ishte kthyer përmbys dhe shpresa dukej diçka e largët. Ndërsa po ecte dhe reflektonte mbi gjithçka, John-it i erdhi një mendim i ri në mendjen e tij: Nëse do të përpiqej që të fokusohej vetëm në aspektet pozitive të jetës së tij (që nuk dukeshin shumë), mbase jeta do të bëhej më e tolerueshme.

Pasi ishte ngazëllyer nga një shënim i vogël falenderues nga ish partnerja e tij, John vendosi që, për të përballuar gjithë barrën e rëndë të një jete gati të dështuar, ta niste ditën duke shkruar shënime falenderuese për gjithçka që kishte kaluar në jetën e tij derimë tani, për të gjithë njerëzit që e kishin ndihmuar sadopak, për ato çka kishte për momentin.

John arriti të shkruajë 365 shënime falenderuese për një vit dhe në librin e tij “Një akt i thjeshtë mirënjohjeje”, John tregon sesi jeta e tij filloi të marrë një rrjedhë pozitive që në fillimet e shkrimit të falenderimeve. Ai rifitoi miq të vjetër dhe bëri miq të rinj, zyra e tij filloi të fitonte klientë të rinj, përmirësoi shëndetin dhe fitoi paqe të brendshme.

Mirënjohja është një armë e fuqishme kundër negativitetit në jetë tuaj. Praktikojeni çdo ditë! 

Nëse doni të lexoni librin e John, mund ta gjeni në faqen zyrtare 365thankyounotes.info


Foto: VisualHunt

Powered by Watch Dragon ball super