Një aktivitet networking për Zhvillimin Personal

Mbajtja e kontakteve është për çdo profesionist një praktikë e rëndësishme dhe me vlerë. Si do të ndiheshit nëse do të kishit mundësi të merrnit pjesë në një aktivitet që bashkon individë të trajnuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional?
Mbrëmjen e 29 Qershorit Anila Bashllari organizoi një aktivitet jo formal ku mblodhi së bashku një pjesë të konsiderueshme të personave që kanë marrë pjesë në trajnimet, seminaret dhe trajnimet personale – si dhe diskutuan forma bashkëpunimi me njëri-tjetrin në lidhje me këtë fushë. 
 
Të pranishmit u shoqërizuan me njëri tjetrin duke ndarë eksperiencat e tyre personale nga trajnimet dhe ndryshimet që u kanë sjellë këto trajnime në jetën e tyre, në aspekte të caktuara.
Gjatë aktivitetit, Anila përshëndeti pjesëmarrësit duke i falenderuar për besimin dhe vlerësimin e tyre në këtë rrugëtim së bashku, duke u uruar suksese dhe avancim në zhvillimin e tyre personal.
P1320193

P1320192

P1320191
P1320190
P1320189
P1320188

Powered by Watch Dragon ball super