A mund të vdesësh nga stresi?

Vetëm nëse ti beson se po!

 

Një studim në lidhje me ndikimin e stresit në trupin tonë, i kryer nga universiteti i Wisconsin – Madison dhe i shtrirë për një periudhë kohe prej 8 vitesh, doli në një përfundim surprizë për studiuesit.

U intervistuan një grup individësh në lidhje me besimet që kishin për stresin që përjetonin (u pyetën sesa stres kishin ndjerë vitin e fundit dhe nëse mendonin se stresi ndikonte negativisht në shëndetin e tyre).

8 vite më vonë, një grup studiuesish zbuluan se stresi mund të rriste vdekshmërinë me 43%, por vetëm tek ata persona që mendonin se stresi po u shkaktonte dëmtime në shëndetin e tyre fizik, pra personat që e lidhnin direkt stresin me dhimbjen fizike dhe kishin një perceptim të gabuar rreth tij.

Tek personat që përjetonin stres por nuk e konsideronin stresin si aktorin kryesor në performancën e tyre fizike,  stresi nuk kishte ndikuar aspak në shëndetin e tyre fizik. Këta persona (që mund të përjetonin nivele të larta stresi), kishin rrezikshmëri shumë të ulët të vdekjes nga stresi, krahasuar edhe me persona që përjetonin nivele të ulëta stresi.

Studimi doli në përfundim se nëse ti beson se stresi po të shkakton dhimbje fizike dhe është shkaktar për sëmundjet e tua, atëherë rrezikshmëria që ti të vdesësh nga stresi rritet me 43%. Por, nëse ti e sheh stresin si pjesë të pranueshme të asaj çfarë po bën dhe nuk e sheh si shkaktar për dhimbjet e tua fizike, atëherë rrezikshmëria që stresi të të ndikojë në përkeqësimin e shëndetit fizik do të jetë e ulët.

Ky studim dhe shumë të tjerë po tregojnë gjithnjë e më shumë se besimet tona (në shumë raste të pavërteta) na shkaktojnë stres dhe dhimbje fizike, më shumë sesa vetë stresi që përjetojmë në situata normale apo situata të ndryshme gjatë ditës.

Studiuesit nënvizuan faktin se besimet tona dhe perceptimi rreth stresit janë ato që na dëmtojmë më shumë sesa vetë stresi. Ata sugjerojnë që të ndryshojmë perceptimin rreth stresit, duke e parë atë si diçka normale, si një stimulues për ne që të bëjmë më shumë për zgjidhjen e problemeve dhe të bëhemi më kreativë në situata të ndryshme.

 

Foto: Pixabay

Powered by Watch Dragon ball super