MOTIVIM – PASION – PËRKUSHTIM

seal quantumlogo1-e1462703813558Jeni në hapat e para të karrierës tuaj apo po mendoni për më tej? Jeni të suksesshëm, keni krijuar familjen e dëshiruar, një jetë të mirë por ende diçka ju mungon? Ndiheni që mund të jepni më tepër, që meritoni më shumë por ende gjërat nuk janë atje ku dëshironi? Jeni në vendin e duhur – thjesht doja t’ju siguroja që ju jeni shumë më të fuqishëm se sa  mendoni. Dhe se mund t’ja dilni!

Suksesi është vetëm një hap larg, edhe pse mund të duket i pamundur apo i vështirë për t’u arritur. Disa nuk e arrijnë kurrë, të tjerë janë pjesërisht të suksesshëm ndërsa për një numër të kufizuar suksesi i arritur bëhet pengesë për të ecur më tej. Vetëm ata që e dijnë çfarë duan dhe janë këmbëngulës për ta arritur dhe guxojnë, e prekin suksesin. Ku dëshironi të klasifikoheni? Pavarësisht nga monologu që përsërisni brenda vetes, më duhet t’ju them përsëri: suksesi është vetëm një hap larg. Klientët e mi janë të gatshëm për                                                                                                             hapin tjetër drejt suksesit, janë të guximshëm, tentojnë të eksplorojnë përtej asaj çka dijnë për veten, janë të hapur për ndryshim dhe                                                                                                              suksesi bëhet natyrë e tyre.

“Shumica e njerëzve vdesin me këngën e jetës së tyre të pakënduar. Por jo klientët e mi!”

Ata janë të frymëzuar për të arritur më larg në jetën e tyre; ata njohin sfidat dhe janë të gatshëm për t’u përballuar me frikën e tyre më të madhe duke bërë hapin e rëndësishëm të jetës; janë pasionantë dhe të angazhuar drejt suksesit. Dhe mbi të gjitha ne ia kalojmë këndshëm! Motoja ime është suksesi, pavarësisht se në cilën fushë të jetës jeni duke u përpjekur për të arritur atë çka dëshironi. Ose nëse jeni të suksesshëm dhe keni mbetur në atë zonë rehatie…

Sa më lart ngjiteni apo sa më të suksesshëm të jeni në karrierë apo biznes, aq më pak mundësi keni t’ju thonë të vërtetën, qoftë edhe njerëzit tuaj më të afërt, të cilët thjesht duan që ju të ndiheni mirë. Ose ndoshta jeni lodhur nga rehatia dhe keni aspirata të tjera për t’u zhvilluar… Cilado qoftë arsyeja, detyra ime si coach i juaj personal është t’ju them të vërtetën edhe pse mund të mos ju pëlqejë. Unë jam me ju për të hyrë në skutat më të errëta të personalitetit tuaj, frikërave të fshehta, bllokimeve dhe vetë-sabotazhit që ju mban peng. Kur punojmë së bashku ju ndiheni të sigurtë në një ambient unik për ju. Së bashku do të shohim perspektiva të reja që ju lejojnë të shikoni veten dhe botën  përreth ndryshe, me mundësi të reja. Gjithshka që unë bëj është e personalizuar, autentike dhe e veçantë – specifikisht për klientin tim!  Unë mendoj ndryshe!

Ky është momenti juaj

Une e kuptoj që ju doni të arrini më të mirën për veten tuaj. Kur punojmë së bashku ju keni një partnere. Integriteti dhe konfidencialiteti janë parimet e mia bazë në coaching: unë kujdesem thellësisht për klientët e mi; shoh potencialet që ato ende nuk i shikojnë; besoj në aftësitë e tyre; ndjek parimin “bëj atë çka them” dhe respektoj kohën time dhe tuajën. Sapo të ndërgjegjësoni për fuqinë dhe potencialet e fjetura, të çliroheni nga vetë – sabotazhi i pavetëdijshëm dhe gjeni pasionin dhe motivimin për të ecur përpara, do të kuptoni sa të veçantë dhe unik jeni, çfarë force krijuese dhe shprehëse keni, që pret të manifestohet në çdo aspekt të jetës tuaj.

Çfarë ofroj

Pasioni im mbetet puna individuale dhe në grup me klientë të cilët janë të suksesshëm në atë çfarë bëjnë por duan të eksplorojnë përtej kufijve që i njohin vetes, duke përdorur teknikat më bashkëkohore të dimensioneve njerëzore (trup, mendje, emocion dhe shpirt) për çlirimin e traumave dhe eksperiencave negative të së kaluarës; transformim drejt gjetjes së vlerave reale dhe vehtes; rritje të efiçencës dhe produktivitetit për një karrierë më të suksesshme dhe një jetë të balancuar, duke jetuar tërësisht momentin.

Përveç coaching dhe konsulencës, ofroj trajnime për nivele të ndryshme menaxheriale si kursi Going The Extra Mile; Influenco për të drejtuar;  Ç’duhet bërë për të qenë i suksesshëm; Produktiviteti dhe efiçenca; Roli i trurit dhe mendjes në performancë të lartë dhe sukses; Inteligjenca Emocionale dhe roli i saj në jetën personale dhe profesionale, etj.

Eksperienca prej rreth 30 vitesh më ndihmon për të riprogramuar menaxherët e sotëm për të qenë më efiçentë dhe të kenë një jetë më të balancuar dhe të arrirë. Jam e nderuar që të rrugëtojmë së bashku drejt suksesit, një jete më të mirë dhe transformimi personal duke ofruar shërbimet e mia të konsulencës, coaching dhe mentorimit.

.

Powered by Watch Dragon ball super