5 Qershor, 2019

Monstrat brenda nesh!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Për disa vite rrjesht lexoja për objektivat që njerëzit krijojnë në fund të çdo viti për vitin e ri që vjen. Dhe u mrekullova! Mendova: Sa të zgjuar janë njerëz të tillë. Individë që e fillojnë vitin e ri kaq të organizuar dhe me plane. Por historia nuk mbaron këtu… ky ishte thjesht fillimi për mua.

Ndër vite, kam takuar shumë individë që kishin krijuar objektiva të mrekullueshme për Vitin e Ri por…

Do të ndaj me ju një histori: 3 vjet më parë fillova biznesin tim për konsulencë dhe zhvillim personal me objektiva të mëdha në fillim të Vitit të Ri. Ndihesha kaq krenare kur filloi viti 2014, por gjërat nuk rrodhën ashtu siç prisja unë… edhe pse punova shumë, isha e apasionuar dhe e dedikuar ndaj qëllimeve që i kisha vënë vetes. Kisha kaq shumë dëshira të mëdha dhe qëllime të mira… deri në momentin që kuptova se kaq nuk ishte mjaftueshëm.

Pse? Pse? Pse?

M’u desh pak kohë dhe mundim që ta kuptoja se si qëndron puna.

Fillimet e reja kanë armiq të vjetër!

Çfarë?

Po, keni të drejtë të bërtisni me të madhe nga habia që mund t’ju sjellë kjo pyetje. Derisa të mësoni se cilët janë armiqtë tuaj të vjetër. Ata janë të padukshëm por të vërtetë. Aq të vërtetë sa është e vështirë për ta besuar!

Armiq të tillë janë të padukshëm sepse ne nuk jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre. Por ata janë të vërtetë sepse ne i manifestojmë dhe i demonstrojmë në përditshmërinë tonë, nëpërmjet mënyrës sesi mendojmë dhe veprimeve tona.

Ata shfaqen si mendimet tona më të mira, por për fat të keq i bllokojnë ato. Ata ndihen të sigurtë sepse ne kemi operuar nëpërmjet tyre me vite të tëra. Janë të bindur që kujdesen për ne.

Sigurisht, ata janë gjithashtu të aftë të fitojnë betejën me ëndërrat, qëllimet dhe frymëzimin që ne kishim në fillim, kur ne përgatitëm listën e objektivave për Vitin e Ri.

Nëse nuk jeni të aftë t’i dalloni, ashtu si shumica e njerëzve, nëse vazhdoni ta injoroni dhe mohoni programimin brenda jush (gjendje që ka ekzistuar brenda jush për vite të tëra), ju do të vazhdoni të sabotoni veprimet dhe rezultatet e dëshiruara çdo ditë, pavarësisht qëllimeve të mira që mund të keni.

Kjo është mëse e sigurt duke qenë se ndodh çdo ditë, në më shumë se 95% të popullsisë; më ndodhte edhe mua derisa mësova të ritrajnoj dhe riprogramoj “programin tim software” (trurin dhe mendjen time), për të arritur suksesin që dëshiroja.

Dhe isha e gatshme të paguaja çmimin! Zgjodha një coach personal dhe punova me veten për vite me rradhë, duke u përballuar me bindjet dhe kufizimet e mia, duke krijuar një ‘Anilë të re’ përpara se të vendosja qëllimet për Vitin e Ri.

Ju mund t’i merrni në konsideratë fjalët e mia, ose mund të mos i merrni. Varet nga ju se sa larg doni të shkoni në jetë. Është tërësisht zgjedhja juaj. Por mos bëni zgjedhje në mënyrë të pandërgjegjshme si shumica e njerëzve. Koefiçenti juaj i Inteligjencës, edukimi juaj, notat dhe diplomat nuk kanë të bëjnë me të qënit i ndërgjegjshëm (Unë kam një IQ të lartë, diploma si MBA dhe PhD por të qënit i ndërgjegjshëm është diçka tjetër). Ironia qëndron në faktin se zgjedhjet më të mira bëhen kur ne jemi të ndërgjegjshëm rreth asaj që po bëjmë dhe pasojat që do të vijnë më pas. Zgjedhjet më të mira bëhen gjithashtu kur ne i besojmë intuitës sonë dhe kur kemi besim që gjithçka do të shkojë ashtu siç duam ne.

Nëse ka mungesë ndërgjegjësimi, të gjitha frikërat dhe dyshimet dalin në sipërfaqe dhe ne hapim perdet e teatrit të monstrave që fshihen brenda nesh. Kjo është forca më e madhe që na kontrollon. Dhe ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për këtë fakt!

Çdo herë që ne vendosim qëllime të reja, monstra të tillë na shfaqen në mendjen tonë. Pse? Sepse ne jemi të programuar në mënyrë të gabuar!

Alan James thotë: “If you fail to go within, you will go without”. Një thënie shumë filozofike por e vërtetë.

Përpara se të shkruani objektivat për Vitin e Ri, punoni me veten tuaj dhe rezultatet që doni do t’ju manifestohen. Kjo është diçka e provuar dhe shkencore.

…Ju nuk keni nevojë për ndihmën time për ta bërë këtë gjë, mund t’ia dilni siç keni bërë deri tani, me të përpjeta dhe të tatëpjeta, me zhgënjime dhe mosrealizime. Por nëse keni në plan të hidhni hapa të mëdhenj dhe të realizoni ëndërrat tuaja, unë jam këtu per t’ju mbështetur.

Le të ecim së bashku!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *