Mirënjohja bën diferencë: Fabula “Djali dhe yjet e detit”

Dua të ndaj me ju një fabulë që do t’ju motivojë të kuptoni se sa rëndësi ka çdo veprim që bëjmë dhe se sa shumë mund të ndikojmë ne në jetën e të tjerëve.

Një shkrimtar e kishte bërë zakon që të ulej pranë detit ndërsa punonte për librin e tij të ri. Në një nga ditët e zakonshme të tij, ndërsa bënte një ecje përreth bregut të detit, ai sheh një djalë të ri që po bënte disa lëvizje të çuditshme me duar. Shkrimtari i afrohet dhe sheh që djali po hidhte brenda në det yjet e detit që kishin dalë në breg.

Burri, i habitur nga veprimi, e pyet djalin: Përshëndetje, a mund të më thoni se çfarë po bëni?

Djali ia kthen: Po hedh yjet e detit brenda në det!

Ndërsa burri shton: përse po e bën këtë gjë?

Djali: Dielli është i fortë dhe nëse nuk i hedh në det, do të vdesin.

Shkrimtari, duke e kuptuar se çfarë po ndodh, i thotë: Djalosh, a nuk e sheh që bregu i detit është milje të tëra i gjatë dhe ka kaq shumë yje deti në breg? Kjo që po bën nuk do të sjellë ndonjë diferencë!

Djali u përkul, mori një yll deti dhe e hodhi në det dhe foli duke ia ngulur sytë: E sheh atë yll deti që sapo hodha? Veprimi im bëri një diferencë të madhe për të!

 

Kjo metaforë mund të përdoret për marrëdhëniet shoqërore dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që kemi në jetën e njerëzve afër nesh, edhe pse ne nuk mund ta shohim apo kuptojmë sesa ndikim kemi.

Nëse mirënjohja do të jetë reagimi juaj i zakonshëm ndaj personave që janë pjesë e jetës suaj, ju do të bëni një diferencë të madhe në jetën tuaj dhe të secilit!  

Një “faleminderit” nuk do të përmirësojë botën me shkop magjik por të jeni të sigurtë që do të bëjë një diferencë si në jetën tuaj ashtu edhe në botëkuptimin e personave që u jeni mirënjohës.  


Foto: Pixabay

Powered by Watch Dragon ball super