Mendoni se të tjerët po ju gjykojnë gjatë gjithë kohës?

 

Gjithmonë mendojmë se njerëzit që njohim po mendojnë apo po na përqeshin për gabimet që kemi bërë, për pamjen tonë apo aspekte të tjera. Në fakt nuk është e vërtetë.

Vëzhgoni për një moment shumicën e mendimeve që ju kalojnë në mendje çdo ditë.

Gjatë gjithë kohës ju po mendoni për veten tuaj, për sfidat tuaja, për ditën dhe botën tuaj! Dhe kështu po bëjnë të gjithë të tjerët. Të gjithë mendojmë gjatë gjithë kohës për veten tonë, për problemet që duhet të zgjidhim, për njerëzit që duam, e të tjera.

Truri ynë funksionon njësoj për të gjithë ne në parimet bazë edhe pse prodhon mendime unike.

Por fakti që mendojmë gjatë gjithë kohës për gabimet tona mund të na dëmtojë. Kjo mënyrë të menduari kthehet në sjellje vetëshkatërruese. 

 

Si mund ta eliminoni këtë mënyrë të menduari?

Nëse e gjeni veten duke menduar se dikush po ju gjykon për një veprim apo sjellje tuajën, përdorni këto dy teknika për ta ndaluar këtë mënyrë të menduari në moment.

 

  • Ndërprerje mendimi

Sa herë që ju të bëheni të vetëdijshëm se për çfarë po flisni apo mendoni, ndërpriteni mendimin tuaj nëse ai është gjykues për veten apo dikë tjetër. Mund të bëni pyetje vetes, si: Vërtet ishte kaq i keq veprimi apo sjellja ime? Ose, nëse jeni duke gjykuar dikë tjetër, thjesht mendoni se ai person është motivuar nga disa arsye që nuk shihen në plan të parë dhe që ju mbase nuk mund t’i kuptoni.

  • Zëvendësim

Nëse e gjeni veten duke kritikuar dikë tjetër apo një veprim tuajin, ndaloni dhe bëni një vlerësim kundrejt personit. Kjo është një teknikë që do t’ju ndihmojë të shikoni anën tjetër të medaljes dhe të bëheni më empatikë, me veten apo të tjerët.


 

Zakonisht, gjykimi që u bëjnë të tjerëve nuk është asgjë më shumë se model i gjykimit që përdorim për veten. Ky model të menduari është kaq i ngulitur në mendjen tonë, kaq normal saqë shumica e njerëzve nuk arrijnë dot as ta identifikojnë.

 

Foto: Unsplash

Powered by Watch Dragon ball super