Mastermind

Në një grup të formatit “Mastermind”, anëtarët e grupit sjellin përkushtim, entuziazëm dhe një sinergji energjie. Unë mund të ofroj një kombinim të formateve Mastermind, brainstorming bashkë me elementët e edukimit dhe mbështetjes, të cilat do të mprehin dhe përmirësojnë aftësitë tuaj personale dhe në biznes. Formati Mastermind do të ndihmojë skuadrën tuaj të arrijë suksesin e garantuar, duke sjellë ide të reja dhe një perspektivë ndryshe.

Përfitimet kryesore që vijnë nga formati Mastermind:

  • Rrit eksperiencën dhe vetëbesimin tuaj
  • Përmirëson aftësitë tuaja personale dhe profesionale
  • Shton një rrjet kontaktesh mbështetëse dhe të vlefshme për ju
  • Përfitoni feedback të sinqertë, këshilla dhe diskutim idesh
  • Përfitoni nga eksperienca dhe aftësitë e anëtarëve të tjerë të grupit
  • Studioni parimet e Lidershipit, Komunikimit Efektiv dhe Rritjes Profesionale brenda grupit, krijoni një plan veprimi dhe keni një grup që ju mbështet dhe vlerëson hapat tuaj drejt realizmit të planit tuaj të veprimit
  • Njohje e thellë e vetes
  • Mbështetje pozitive nga anëtarët e grupit me qëllim që të keni një qëndrim pozitiv
  • Parimi për të ndihmuar të tjerët – Ekzistojnë edhe të tjerë përveç jush.

Intentional Living

IMG_1720

Trajnimi “Intentional Living” na mëson se si të jetojmë çdo ditë me vetëdije të plotë, të përmirësojmë jetën, mënyrën se si ndihemi, sillemi dhe kuptimin që i japim jetës, etj.

Në ditët e sotme, shumica e njerëzve janë të zënë me punë por të jesh i zënë dhe produktiv në punë janë dy gjëra komplet të ndryshme, ashtu siç të jesh produktiv dhe të jetosh një jetë me vetëdije (qëllim) janë dy gjëra të ndryshme gjithashtu. Trajnimi “Të jetosh me Vetëdije” ju mëson se si t’i jepni vlerë dhe kuptim jetës tuaj. Ky trajnim është për ata individë apo grupe që jo vetëm e pranojnë jetën ashtu siç u vjen por këmbëngulin që ta bëjnë atë më të mirë, të realizojnë ëndërrat e tyre duke i shtuar vlerë jetës së tyre dhe të të tjerëve.  Nëse jeni në kërkim të diçkaje të tillë, të një udhëtimi që do t’ju ndryshojë jetën, le të rrugëtojmë sëbashku duke filluar me hapa të vegjël por të rëndësishëm, nëpërmjet “Intentional Living”.

Sa herë ju ka ndodhur që të ndiheni keq për diçka që do të donit të kishit menduar, folur apo vepruar ndryshe? Sa herë do të donit të kishit kthyer kohën prapa për t’i dhënë vetes mundësinë e duhur? Dhe sa pyetje të tilla pafund i bëjmë vetes… Zgjidhja është “Intentional Living“.

Trajnimi zhvillohet në formatin Master Mind Group për 5 javë (1 seancë në javë për 90-120 minuta)  dhe ka jo më shumë se 10-15 pjesëmarrës.

GIMNAS

anila 2

Trajnimi “Rritja është një Maratonë, jo një vrap i shpejtë” fokusohet në evidentimin e mënyrave se si individi mund të rritet personalisht dhe profesionalisht, sa potenciale ka njeriu për t’u rritur vazhdimisht dhe si mund ta arrijnë njerëzit këtë objektiv. Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të kenë mundësi të njihen me shumë aspekte të rritjes si proçes si dhe do të fitojnë aftësi si më poshtë:

– Vetëndërgjegjësim që rritja nuk ndodh në mënyrë automatike; nevoja e planifikimit dhe hapat e duhur drejt saj;
– Reflektimi si një teknikë shumë efektive për t’u pasuar nga veprime më efektive;
– Menaxhimi i mirë i situatave të vështira
– Zhvillimi i strategjive të rritjes
– Lidhja midis motivimit dhe disiplinës – Konsistenca
– Njohje më të mirë të vetes dhe potencialeve si një hap përcaktues i rritjes;
– Kuptimi i raportit shkak-pasojë dhe ku duhet të fokusohemi për ndryshim dhe rritje
– Zhvillimi i aftësive efektive dhe të duhura në komunikim dhe në punën në grup… Dhe SHUMË MË TEPËR!

Trajnimi zhvillohet në formatin Master Mind Group për 5 javë (1 seancë në javë për 90-120 minuta)  dhe ka jo më shumë se 15 pjesëmarrës.

Lidership

eu policy hub

Lidershipi është një nga fenomenet më të studiuara nga John Maxwell, i cili ka shkruar rreth 80 libra mbi këtë temë. Me shprehjen e tij, “Everything rises and falls on leadership”, Maxwell tregon rëndësinë e lidershipit dhe jep një përkufizim të saktë të fenomenit. Të studiosh lidershipin nuk do të thotë që po aspiron të bëhesh lider i një grupi por do të thotë të mësosh sesi të bëhesh lider i vetes tënde, të dish sesi të komandosh dhe kontrollosh veten, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për të arritur qëllimet e tua.

Temat kryesore për të cilat flitet në trajnimin “21 Ligjet e Pakundërshtueshme të Lidershipit, janë:

– Dallimi midis menaxherit dhe liderit. Cilat jane tendencat drejt menaxhimit apo lidershipit
– 5 nivelet e lidershipit
– Pse niveli i lidershipit përcakton nivelin e efiçencës?
– Karakteristikat e një lideri
– Lidershipi është një proçes, nuk krijohet brenda ditës
– Pse të jesh i ngarkuar nuk do të thotë të arrish rezultate

Trajnimi zhvillohet në formatin Master Mind Group për 5 javë (1 seancë në javë për 90-120 minuta)  dhe ka jo më shumë se 15 pjesëmarrës.

Powered by Watch Dragon ball super