Ju ka ndodhur ndonjëherë…?

Ju ka ndodhur të zemëroheni me dikë dhe ajo energji t’ju shoqërojë vazhdimisht, sa herë e shikoni apo mendoni për atë person? Akoma më tepër, kur keni pritshmëri të larta dhe më pas ndiheni të zhgënjyer? Sidomos nga persona që nuk e prisnit?

Mua më ka ndodhur dhe zgjidhja më e mirë që kam gjetur është falja e vetes si dhe personave që më kanë bërë të ndihem keq, zhgënjyer… Gjithmonë më kujtohet shprehja e Buddhës: “Zemërimi është si helmi që e merr ti dhe pret që personi tjetër të vdesë”.

Falja, është një teknikë shumë efektive por aq sa është e thjeshtë për t’u kuptuar, aq edhe është e vështirë për t’u zbatuar në jetë. Nëse do të jeni si mua, do të përpiqeni, përpiqeni dhe përsëri përpiqeni por do t’ia dilni. Është një lehtësim i paparë për veten tuaj.

Të falësh dikë nuk do të thotë të harrosh atë çka ka bërë por thjesht të largosh atë energji negative prej vetes, që shpesh herë është një sabotim i vërtetë drejt ecjes përpara dhe suksesit.


Foto: VisualHunt

Powered by Watch Dragon ball super