Hapi i parë për të patur Shëndet Holistik (ushtrim)

 

Bëni një vlerësim të gjendjes tuaj të tanishme në lidhje me shëndetin mendor, emocional dhe shpirtëror. Nëse ju mendoni se nuk ka asgjë që ju shqetëson dhe jeni plotësisht të lumtur dhe pa strese, urime!

Por, nëse ju përjetoni stres, ankth apo emocione negative, le të shohim sesi mund të identifikojmë dhe eliminojmë këto simptoma të një shëndeti mendon në nivele jo të kënaqshme. Stresi është një nga shkaktarët kryesorë për prishjen e balancës në shëndetin tonë, prandaj do ta marrim si shembull në këtë ushtrim. 

 

Identifikoni stresantët

Nëse ju i kushtoni pak kohë këtij ushtrimi, do të zbuloni shpejt shkaqet e stresit tuaj. Kush më mirë se ju e di se çfarë vërtet ju shkakton stres? Mund të jeni në një situatë në të cilën nuk do të donit të ishit, në një punë që nuk ju kënaq, në një familje apo marrëdhënie që nuk ndiheni të plotësuar, apo nuk po arrini dot atë që dëshironi. Të gjitha këto janë mëse normale dhe situata në të cilat të gjithë kalojmë në momente të caktuara.

Merrni një bllok dhe filloni të shkruani se ku do të donit të ishit vërtetë, çfarë do të donit të realizohej që ju mendoni se do t’ju bëjë të lumtur, çfarë do të donit të eliminonit në jetën tuaj tani…

Ndaloni pak tek pjesa e fundit: Çfarë do të donit të eliminonit? Bëni një listë me të gjithë elementët që ju mendoni se ju stresojnë dhe nuk ju bëjnë të ndiheni mirë.

A keni një pjesëtar të familjes që ju shkakton stres, ankth apo emocione negative? Si mendoni që do të ndiheshit nëse nuk do të jetonit me atë person? (Një studim të dhënash nga Fondacioni për Shëndetin në Londër doli në konkluzionin se fëmijët e prindërve që vuanin nga depresioni, përdornin shërbime mjekësore 41% më shumë sesa fëmijët që nuk kishin prindër të diagnostikuar me depresion.)

A ju shkakton stres, ankth apo emocione negative puna që bëni? Nëse po, identifikoni stresantët që mund të keni në zyrën tuaj, në proçeset e punës, në mënyrën sesi punoni, ambientin ku punoni, e të tjera…

A ju shkakton stres fakti që ende nuk keni arritur qëllimet tuaja? Në shumë raste ky është stres pozitiv sepse mund t’ju nxisë që të punoni më shumë për arritjen e qëllimeve por në raste të tjera është edhe stres i panevojshëm apo frikëra irracionale që na pengojnë të ecim përpara… Kjo sepse arritja e një qëllimi është një proçes shpesh i gjatë, kërkon kohën dhe përkushtimin e duhur dhe duhet të keni parasysh që gjithmonë mund t’ja nisni edhe një herë nëse dështoni herët e para.  

Bërja e pyetjeve dhe dhënia e përgjigjeve shumë të sinqerta është mënyra më e thjeshtë për të identifikuar shkaktarët e stresit dhe për të reflektuar mbi jetën tuaj gjithashtu.

 

Eliminimi i stresantëve

Pasi të keni bërë një reflektim të konsiderueshëm në lidhje me shkaktarët e stresit dhe të keni identifikuar me pak fjalë stresantët në jetën tuaj, është koha të bëjmë një plan për eliminimin e tyre.

Stresantët janë barrierat më të mëdha që ‘helmojnë’ trupin, mendjen dhe shpirtin tonë dhe nuk na lejojnë të ecim përpara… sepse të përparosh do të thotë të kesh motivimin dhe entuziazmin e duhur. Është e vështirë t’i gjejmë tek vetja elementë të tillë ndërkohë që jemi edhe të stresuar, apo jo?

Nëse keni një pjesëtar të familjes që ju streson, pyesni veten sesi mund të shmangni kontaktin e përditshëm me atë person apo sesi mund të shmangni biseda në të cilat personi ka hapësirë për t’ju bërë të ndiheni keq.

Në rastin e stresantëve në punë, shikoni sesi mund të shmangni krijimin e stresit duke deleguar disa proçese të punës, duke gjetur një punë të re apo thjesht duke ndërruar zyrën apo skuadrën me të cilën punoni.

Nganjëherë, janë disa ndryshime të thjeshta që mund të bëjnë diferencë të madhe në humorin apo perspektivën tonë.  Shembulli me stresin është ilustrues dhe synon t’ju nxisë që të reflektoni mbi shëndetin tuaj në të gjitha aspektet. 



Meditimi, joga, një ushqyerje e shëndetshme, vrapimi në ambiente të gjelbëruara, një familje e lumtur, një punë që ju përmbush shpirtërisht janë disa elementë që mund të na sigurojnë një shëndet holistik për qenien tonë. 

Kujdesuni për trupin tuaj duke marrë parasysh të gjitha dimensionet, mos neglizhoni asnjë aspekt!

 

Foto: Pixabay

Powered by Watch Dragon ball super