3 hapa për t’ja nisur nga fillimi, edhe një herë

Le ta pranojmë – nuk është e lehtë të përballojmë ndryshimin. Preferojmë rehati dhe të jemi gjithmonë në zonën tonë të rehatisë. Por, ndryshimi është nxitës, lubrifikant i jetës sonë të përditshme dhe na bën më kreativë, na hap horizonte të reja.

Me ndryshimin vjen edhe nevoja për përshtatje me një ritëm të ri të jetës sonë, i cili na sfidon dhe na nxjerr jashtë zonës së rehatisë.

Nëse deri tani nuk keni mundur të punoni për qëllimet që i vutë vetes në fillim të vitit, vjeshta është një shans i dytë për ju (për disa është thjesht sinjal i ikjes së këtij viti).

Jeni ende në kohë që të FILLONI të punoni për arritjen e qëllimeve tuaja.. hap pas hapi… e rëndësishme është të FILLONI.               

Po ju sugjeroj 3 hapa që mund t’ju ndihmojnë të ndryshoni aspektet e jetës suaj që doni vërtet t’i ndryshoni.

 

  1. Motivo veten.

Motivimi mund të vijë në mënyrë të natyrshme por edhe mund të krijohet nga vetë ju. Origjina e motivimit vjen nga pranimi i situatës dhe krijimi i premisave për çka do të vijë më pas.

Bëni një “bisedë” me veten tuaj dhe mundohuni të krijoni një panoramë të qartë të situatës suaj për momentin, ku jeni dhe ku dëshironi të jeni, se çfarë duhet të bëni për të arritur aty ku dëshironi.

Është shumë e rëndësishme të tregoheni shumë të sinqertë me veten tuaj sepse sa më të qartë të jeni, aq më shpejt do të zbuloni qëllimet e brendshme që do t’ju motivojnë me të vërtetë dhe do t’ju nxisin të punoni për qëllimet tuaja.

Është e mundur ta motivoni veten tuaj, por në rradhë të parë duhet të pranoni se kush dhe ku jeni, të pranoni që dëshironi të jeni në një vend më të mirë, të krijoni një qëllim specifik dhe të filloni menjëherë nga puna.

8 thënie (imazhe) për fillimet e reja

 

  1. Respekto qëllimet e tua.

Fantazmat e vjetra (zakonet) janë gjithmonë me ty. Ti i premton vetes që të nesërmen do të punosh gjithë ditën apo do të përfundosh së lexuari librin që ke nisur por e nesërmja vjen dhe t’i e tradhëtove sërish veten. Sepse ti duhej të bëje këtë apo atë punë dhe këto kthehen automatikisht në justifikime (dhe ti sapo e binde veten që ke të drejtë). Por në fakt ti sapo tradhëtove veten dhe iu dorëzove zakoneve të tua të përditshme.

Nëse ti i thua vetes që do të bësh diçka të nesërmen apo në një ditë tjetër të caktuar, duhet ta bësh atë gjë pavarësisht gjithçkaje tjetër. Janë shumë pak raste në jetën tonë të përditshme që mund të konsiderohen si urgjente apo shumë të rëndësishme (të cilat mund të justifikojnë shtyrjen e planeve për të bërë diçka).  

 

  1. Krijo një plan sa më racional.

Shpesh mund të keni lexuar apo dëgjuar të tjerët t’ju motivojnë që të krijoni plane për realizimin e qëllimeve tuaja.

Nisja e punëve apo planeve të reja pas përfundimit të stinës së verës kërkon një plan të thjeshtë dhe të mirëmenduar.

Po ju jap disa orientime që mund t’i aplikoni që tani.

Nëse keni disa objektiva për të arritur, shkruani vetëm 2 objektivat kryesore që duhet t’i arrini patjetër.

Këto mund të jenë; gjetja e një pune të re, nisja e shkollës dhe përfundimi i semestrit të parë me rezultate të larta, ndryshimi i disa zakoneve tek vetja dhe krijimi i zakoneve të reja, ngritja në detyrë, e të tjera.

Këto janë zakonisht objektivat kryesore që kanë shumica e njerëzve. Zgjidhni një ose dy nga objektivat më të rëndësishme për ju dhe filloni sa më shpejt të bëni realitet këto qëllime.

Shkruani në një bllok se çfarë duhet bërë për të arritur këto qëllime, cilët njerëz mund t’ju ndihmojnë, çfarë pune duhet bërë nga ana juaj për arritjen e këtyre qëllimeve.

Fokusohuni në vetëm 1 ose 2 qëllime të cilave duhet tu kushtoni përkushtim maksimal deri sa t’i realizoni.

 

Mendja jonë mund të kushtëzohet. nëse ti arrin ta bindësh veten tënde për diçka, truri yt do të të bindet dhe do ta marrë si të vërtetë informacionin që ti po i imponon, pavarësisht nëse është e vërtetë apo false.

Powered by Watch Dragon ball super