Dehidratimi po na vret në heshtje

Dehidratimi sot mund të konsiderohet një sëmundje, pasi pasojat e këtij fenomeni janë studiuar dhe është nxjerrë konkluzion mbi dëmtimet që ato sjellin në trupin tonë. Shumë prej nesh jemi të panjohur me pasojat e dehidratimit, kryesisht me simptomat e tij të cilat i marrim si shenja lodhjeje në shumicën e rasteve.

Është mirë të njihemi me simptomat e dehidratimit dhe të parandalojmë pasojat që mund të vijnë nga to. Disa nga simptomat janë:

  • Lodhje dhe këputje: Uji është burimi më vital për trupin tonë dhe një gjendje dehidratimi shkakton ngadalësim të aktivitetit enzimatik të trupit, duke sjellë lodhje dhe këputje gjymtyrësh.
  • Çrregullime në tretjen e ushqimit: Mungesa e ujit dhe mineraleve alkaline si magnezi dhe kalciumi mund të shkaktojnë çrregullime të ndryshme në sistemin e tretjes si për shembull ulçera apo gastrit.
  • Kapsllëk: Kur trupi ka mungesë uji, zorra e trashë është një nga organet kryesore që thith më shumë ujë në mënyrë që të ketë lëngje për funksionet kryesore të trupit. Mungesa e ujit shkakton lëvizjen e mbetjeve të ushqimit në mënyrë më të ngadaltë, duke sjellë kapsllëk.
  • Dhimbje kyçesh ose ngërç: Të gjitha kyçet kanë flluskat e kërcit të cilat janë të përbëra kryesisht nga uji. Kur trupi është i dehidratuar, kërci dobësohet nga mungesa e ujit dhe lëvizja e kyçeve është e ngadaltë, gjë që sjell dhimbje dhe parehati.
  • Shtim në peshë: Mungesa e ujit në trup i bën qelizat të humbasin energji dhe ato menjëherë sinjalizojnë trurin tonë. Kjo bën që njerëzit të hanë më shumë ushqim që të marrin energji, në një kohë që trupi do vetëm ujë për ta rifituar energjinë e munguar.
  • Probleme me lëkurën: Dehidratimi dëmton eliminimin e toksinave përmes lëkurës dhe e bën lëkurën të ndjeshme ndaj të gjitha llojeve të problemeve, duke përfshirë rrudhat e parakohshme.
  • Kolesterol i lartë; Një trup i dehidratuar prodhon më shumë kolesterol se zakonisht në mënyrë që të parandalojë humbjen e ujit nga qelizat.
  • Plakje e parakohshme: Tek njerëzit që janë të dehidratuar vazhdimisht, organet e trupit – përfshirë dhe lëkurën – fillojnë të rrudhen para kohe.

 

Powered by Watch Dragon ball super