Coaching Individual

Ne rrugëtojmë së bashku

Në seancat e coaching ju vini më ëndërrat tuaja që duken të pamundura për t’u realizuar dhe ne rrugëtojmë së bashku, të përqëndruar dhe të qartë në atë çka duam të arrijmë, energjikë, të motivuar dhe të angazhuar totalisht aq sa mëdyshjet dhe frikërat e fillimit duken legjendë. Gjatë coaching bëhemi të ndërgjegjshëm mbi potencialet tona, eleminohen frikërat dhe bllokimet nga programimi i mëparshëm dhe pa e kuptuar as vetë vendosemi në dimensione të reja, radari i të cilave shikon potenciale për të ecur përpara dhe arritur atë çka dëshirojmë.

Së bashku do të jemi një ekip, ti me historinë e jetës tënde dhe unë me teknikat më të fundit bashkëkohore të balancimit mendje-trup-shpirt. Qëllimi im është ridimensionimi juaj drejt suksesit duke ju ofruar gjithë eksperiencën, njohuritë dhe pasionin tim në këtë fushë. Ju jeni të mrekullueshëm dhe ajo çka bëjmë së bashku është çelja e këtyre potencialeve që ju tashmë i keni.  Ju jeni ndryshimi dhe ju jeni të jashtëzakonshëm për të arritur më të mirën tuaj.

Ne rrugëtojmë së bashku, qajmë dhe qeshim me barrierat dhe frikërat tona që janë mendore. Shpeshherë coaching duket një sfidë por ia vlen ta ndërmarrësh. Të jesh i/e sigurtë që gjithmonë është një person që të shikon në plotësinë tënde, ka besim të plotë tek ti dhe që e di thellë brenda vetes sa i/e fuqishëm/me je.

Nëse unë mund t’ia dal, edhe ti mundesh!

Në jetë do të sfidohemi por kur jemi të përgatitur gjithmonë ia dalim! Merr hapin e parë dhe ne do të rrugëtojmë së bashku drejt suksesit!

Life Coaching

anila
career-1015600_960_720

Coaching për karrierën

Nëse po përpiqeni të gjeni drejtimin e duhur në karrierë apo dëshironi të ngjisni shkallët e karrierës brenda institucionit/organizatës suaj apo jashtë saj, jeni në vendin e duhur për të marrë përgjigje.

Me një eksperiencë rreth 30 vjeçare në fushën e drejtimit dhe eksperiencë me burimet njerëzore mund t’ju asistoj në planet e zhvillimit të karrierës suaj. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi aktiv me coach-in tuaj për të përcaktuar objektiva të qarta, opsione të mundshme për t’u diskutuar si dhe marrja e hapave të duhur. Këto seanca variojnë nga 2 deri në 4 javë, të strukturuara dhe përcaktuara qartësisht për t’iu përgjigjur nevojave të klientit.

Coaching për Drejtues të lartë Transformimi nga drejtues në lider

Qëllimi i coaching për nivele drejtuese

Coaching individual aplikohet në të gjitha nivelet e drejtimit dhe për nga specifika e tij është i pakufizuar, duke synuar shprehjen e të gjitha potencialeve brenda individit. Qëllimi nuk është këshillimi apo mësimi i disa praktikave që mund të aplikohen për një rritje të efiçensës dhe nivelit të drejtimit por një ndryshim rrënjësor i këndvështrimit mbi veten dhe realitetin që na rrethon, njohja dhe shpalosja e fuqisë që ekziston tek çdo individ, balancimi holistik (fizik, mendor, emocional dhe shpirtëror) dhe një jetë plot dinamikë, energji, angazhim dhe dimensionalisht të plotësuar.

Synimi është tre dimensional coach – drejtues – organizatvë pasi kur drejtuesit ndryshojnë dhe rriten, organizata ku ato kontribojnë ndryshon dhe rritet. Pa harruar dhe efektin e padiskutueshëm të coaching në marrëdhëniet familjare të drejtuesit.

Coaching 1:1 për drejtues është një bisedë e strukturuar dhe me tregues të matshëm në shërbim të individit dhe organizatës ku punon. Gjatë seancave të coaching identifikohen anët e forta dhe sfidat me të cilat drejtuesi ballafaqohet dhe synohet rritja e performancës dhe potencialeve të tyre drejtuese në një nivel rritjeje eksponenciale të fokusuar në:

  • Vizionin e qartë, përcaktimin e qëllimeve dhe objektivave
  • Hapat e duhur për të siguruar një ndryshim të qëndrueshëm në drejtim
  • Trekëndëshi i objektivave të individit- rezultateve të organizatës dhe zhvillimit personal afat-gjatë

Coaching për pozicione drejtuese

coaching personal

Powered by Watch Dragon ball super