Çfarë ndodh kur perceptimi ndaj stresit ndryshon (studim)

Në një studim të kryer nga Alia Crum, pedagoge për Psikologjinë në Universitetin e Columbia, u vu re që punonjëset e mirëmbajtjes së hoteleve, edhe pse bënin punë fizike për orë të tëra, ishin mbipeshë dhe pesha e tyre nuk ndikohej nga kaloritë e shumta që digjnin gjatë orëve të punës.

Ajo mori në studim 2 grupe punonjësish nga 7 hotele me qëllim që të kuptojë sesi besimet dhe mendësia ndikojnë në performancën tonë fizike. 2/3 e punonjësve të mirëmbajtjes thanë se nuk bënin ushtrime fizike rregullisht ndërsa pjesa tjetër thanë që nuk bëjnë asnjëherë ushtrime fizike.

Njërit prej grupeve u bëri një prezantim në lidhje me perceptimin ndaj stresit duke u shpjeguar se puna e tyre fizike (që digjte 500 kalori në ditë) konsiderohej si ushtrim fizik. Ndërsa grupi tjetër nuk e mori këtë informacion.

Pas katër javësh u vu re që punonjësit që u ishte thënë se puna që bënin llogaritej si ushtrim fizik dhe që e dinin se po digjnin kalori kishin rënë në peshë, presioni i gjakut ishte më i ulët si dhe kishin filluar ta pëlqenin punën e tyre (duke qenë se e shikonin punën e tyre si diçka në benefitin e tyre).

Këto studime tregojnë se është mendësia apo besimet që kemi rreth stresit që ndikojnë në shëndetin tonë fizik, më shumë se vetë stresi.

Çfarë ju këshilloj unë në këtë rast? Vëzhgoni mendimet dhe besimet që keni ndaj stresit.

Nëse ju thoni “ma shkaktoi stresi x simptomë”, atëherë ju keni një mendim negativ rreth stresit dhe ndikimit që ai ka tek ju.

Por, nëse ju informoheni më shumë rreth aspekteve pozitive të stresit dhe vëzhgoni sesi stresi mund t’ju shërbejë si stimulues pozitiv, atëherë ju mund të ndryshoni qëndrimin që keni ndaj stresit dhe ta pranoni atë si diçka normale.

Kjo tregon se sa shumë ndikojnë besimet tona në shëndetin dhe mirëqenien tonë në të gjitha aspektet.

 

Foto: Pixabay

Powered by Watch Dragon ball super