5 Qershor, 2019

Çfarë ndodh kur ne fillojmë të ndryshojmë mendimet tona?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Nëse ju ndryshoni mënyrën sesi mendoni, ju do të ndryshoni besimet tuaja.

Të gjitha ndryshimet në jetën tuaj fillojnë në mendjen tuaj dhe mënyrën sesi  ju mendoni. Besimet janë produkt i të gjitha mendimeve që keni patur në mendjen tuaj për një kohë të gjatë. Ajo çfarë besoni është asgjë më shumë se një koleksion mendimesh që janë formuar në besime fikse.

Nëse ndryshoni besimet, ju ndryshoni pritshmëritë tuaja

Besimet janë mendimet që na orientojnë në jetën tonë të përditshme dhe vendosin nëse ne mund të arrijmë diçka në jetë ose jo. Ne mendojmë diçka dhe bëjmë një vlerësim nëse mund ta arrijmë atë gjë apo jo. Nëse ne besojmë që nuk mund të kemi sukses në diçka, thjesht nuk do të kemi sukses. Por, çfarë ndodh nëse ne besojmë se mund të arrijmë diçka, edhe nëse nuk e kemi provuar asnjëherë? Henry Ford thoshte: Nëse ti mendon se mund të arrish diçka ose që nuk mund ta arrish, në të dyja rastet ke të drejtë.

Kur ndryshon pritshmëritë, ndryshon sjelljen

Pritshmëritë tona i japin formë sjelljes tonë të përditshme. Nëse ne kemi pritshmëri jo realiste mbi diçka (të ulëta ose të ekzagjëruar), do të vuajmë emocionalisht dhe nuk do të kemi motivimin dhe kurajon e duhur për të parë realitetin në mënyrë objektive.
Kur ndryshojmë sjelljen, ndryshojmë performancën tonë

Shumica e njerëzve preferojnë të jetojnë me problemet e vjetra sesa të hyjnë në një terren të ri që do t’u sigurojë zgjidhje të reja për këto probleme. Nëse sjellja dhe pritshmëritë tona kanë ndryshuar, edhe performanca dhe rezultatet e jetës tonë do të transformohen. Ndryshimi në sjellje dhe qartësimi i pritshmërive na jep kurajo që të ndryshojmë jetën tonë në drejtimin që duam. Nëse ndryshojmë performancën tonë të përditshme, jeta jonë ka ndryshuar përgjithmonë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *