Çfarë është dhe si krijohet “Rrota e Frikës”

Ky artikull është pjesë e guidës “Të njohim / largojmë frikërat tona dhe të dalim nga zona e rehatisë”, e dërguar në newsetter. Ju mund të regjistroheni në newsletter në faqen ABONOHU PËR NEWSLETTER

 

 Rrota e Frikës

Imagjinoni sikur jeni duke ecur në një kopësht zoologjik në një vend të huaj dhe po shijoni ambientin e bukur dhe kafshët që shikoni. Kopështi është kaq i bukur dhe ndërsa ecni, ju ndiheni në paqe dhe pa ndjerë shqetësim. Sapo shkoni tek kafazi i luanit, syri juaj sheh një tigër që ndodhet jashtë kafazit dhe duket konfuz! Gjendja juaj trupore ndryshon në moment.

Zemra juaj fillon të rrahë shpejt dhe duart fillojnë të djerësijnë, ndjen një lëmsh që të mblidhet në fyt dhe në stomak, i gjithë trupi yt dridhet dhe ti je gati të luftosh ose të ikësh me vrap. Kjo lloj gjendjeje fizike përjetohet në shumicën e rasteve kur ne ndjejmë frikëra të ndryshme. Të kesh frikë në momente të tilla është normale dhe njerëzore. Frika është pjesë e historisë sonë të mbijetesës.

Qeniet njerëzore kanë mbijetuar për miliona vjet duke u përballur me rrezik dhe frikë. Dhe kjo është në rregull. Të ndjesh frikë është normale përderisa nuk është aq intensive sa të na shkaktojë probleme mendore dhe të shfaqet në sjellje jofuksionale dhe vetë-shkatërruese.

Siç shpjegon dhe Rhonda Britten, secili prej nesh ka Rrotën e Frikës që është formuar nga trashëgimia familjare, sistemi i besimeve tona që ne e krijojmë që në fëmijëri si dhe eksperienca jonë personale.

Ne vazhdojmë të ushqejmë Rrotën e Frikës me faktet e vërtetuara që ne i vëmë re gjatë jetës. Ne e ndihmojmë këtë rrotë që të jetë gjithmonë në lëvizje dhe kështu programohet truri ynë në lidhje me aspektin e frikës. Kjo vazhdon e vazhdon deri në momentin që ne e gjejmë veten të ngecur, pa qenë të aftë që të kemi kontroll mbi vendimet që marrim dhe të ndryshojmë situatën tonë.

Pikërisht në momente të tilla ne fillojmë të fajësojmë gjithçka jashtë nesh, njerëzit  e afërm që nuk na mbështesin mjaftueshëm, politikën, ekonominë, prindërit madje edhe vetë kushtet atmosferike.

 

Lexoni artikullin pasardhës “Kur Rrota e Frikës aktivizohet” 

 

Powered by Watch Dragon ball super