CEO e vetes time

A keni menduar ndonjëherë që të zotëroni një biznes? Një biznes shumë të rëndësishëm për të cilin ju duhet të kujdeseni, ta ushqeni dhe ta bëni fitimprurës?

Herën e parë që dëgjova fjalinë “ti je shefja e vetes tënde”, shtanga! Më futi në mendime.

Unë e kam një biznes dhe jam drejtuese e tij. Është përgjegjësi shumë e madhe por shpërblyese nëse i bëj gjërat siç duhet. Në këto momente mund të jeni duke pyetur vete se për çfarë po flas!

Numri i biznesit tim është A149121211981212118I dhe ju ftoj që të mundoheni të gjeni se çfarë përfaqëson ky numër.

Imagjinoni një kombinim të madh qelizash me shumë sektorë që kryejnë punë dhe marrin përgjegjësi shumë të rëndësishme në një sistem të përbërë nga triliarda qeliza. Çdo njëra dhe secila prej këtyre qelizave ka një punë të caktuar për të bërë dhe të gjitha sëbashku bashkëpunojnë shumë në mënyrë që të kryejnë funksionet që e mbajnë trupin tonë gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

A e keni ende idenë se për çfarë po flas?

Unë jam drejtuese e këtij sistemi (trupit tim). Por, çfarë bëj unë rregullisht si drejtuese e kompanisë time?

Nëpërmjet mendimeve të mia, ndjenjave dhe veprimeve, unë nganjëherë ndërhyj në punën e përditshme të qelizave të mia duke dërguar informacion që i dëmton ato dhe energji jo të shëndetshme. Ky informacion memorizohet dhe përcillet tek qelizat e reja dhe unë jam totalisht e pavetëdijshme kur kjo gjë ndodh.

Unë nuk jam e vetëdijshme që po rikrijoj veten time çdo ditë nëpërmjet qelizave të reja dhe atyre të ndara. Nuk jam e vetëdijshme për influencimin e qelizave të mia në mënyrë negative. Po po, e lexuat vetë. Vetëm unë mund të ushtroj ndikim në strukturën dhe fabrikën e trupit, mendjes dhe shpirtit tim.

Unë jam ajo që mendoj mendime negative dhe toksike dhe si rezultat, përjetoj çrregullime emocionale.

E kuptova këtë gjë shumë vonë… por më mirë vonë se kurrë!

Gjëja më interesante është se unë gjithmonë kam menduar se e njihja veten time shumë mirë, nga jashtë – brenda. Për më tepër, paskam qenë duke “pretenduar” se jam e aftë të njoh dhe të tjerët. Nëse jeni si unë, bëjini këtë pyetje vetes: Çfarë do të thotë të njohësh veten nga brenda-jashtë?

Tani më vjen për të qeshur me veten time që kam besuar një iluzion të tillë. Pse, do pyesni ju? Për një arsye shumë të thjeshtë:

Shiko pëllëmbën e dorës tënde dhe vëre se sa qeliza mund të gjenden aty… pyete veten se çfarë janë duke bërë këto qeliza? Pyete veten se çfarë di rreth mënyrës sesi po punon trupi dhe se çfarë funksionesh po performon për momentin… Më pas mendo se si po funksionon trupi i një personi tjetër dhe mundohu të kuptosh se çfarë po ndodh brenda dhe jashtë tyre.

A mund ta imagjinoni që ne jemi drejtuesit e trupave tanë por nuk e kemi idenë se çfarë po ndodh brenda nesh?

Kam përshtypjen se shumica prej jush mund të ndiheni konfuzë ndërsa lexoni. Gjithsesi, është e nevojshme që ne të sfidojmë mënyrën tonë të të menduarit dhe futemi në zonën e “Unë nuk e di se çfarë nuk di” sepse pikërisht aty ndodh magjia.

Kur unë kuptova që isha drejtuese e trupit tim dhe mund ta influencoja atë pozitivisht apo negativisht, fillova të sillem ndryshe.

  • E para, fillova të njoh situatën dhe u bëra shumë mirënjohëse për të gjithë punën e mrekullueshme që ndodh vazhdimisht brenda trupit tim pa ndihmën time.
  • E dyta, fillova të bëhem e vetëdijshme për mendimet që pushtonin mendjen time, ndjenjat, veprimet dhe vendimet e mia.
  • E treta, e fala veten time për faktin se e kuptova vonë që unë isha drejtuese e trupit tim.
  • E katërta, fillova të punoj shumë me veten time dhe botën time të brendshme dhe u ndjeva shumë mirënjohëse për punën e madhe që qelizat e mia bëjnë çdo sekondë të jetës time.
  • Dhe së fundmi, kuptova që nëse unë kam aftësinë të lëndoj apo dëmtoj trupin tim (nëpërmjet mendimeve, ndjenjave, veprimeve dhe vendimeve të mia), unë kam fuqi të njëjtë për ta përmirësuar trupin tim.

 

Me rritjen e vetëdijes për të kuptuar se KUSH JAM dhe Çfarë Më Përbën Mua (dhe nuk është ajo që mund të mendoni ju), performanca ime si drejtuese e trupit tim u përmirësua ndjeshëm. Qëllimi im është që të jem një drejtuese e shkëlqyer e trupit tim dhe e di që kam shumë punë për të bërë dhe do të më duhet shumë kohë për ta arritur këtë gjë… por a nuk kalon koha edhe nëse unë nuk bëj asgjë apo më keq, nëse unë ushtroj influence negative mbi trupin tim?

Mendojeni këtë gjë dhe krijoni numrin tuaj të biznesit sepse edhe ju jeni drejtuesi i trupit tuaj!

Powered by Watch Dragon ball super