“Beauty Inside Out”, leksion i hapur për gratë sipërmarrëse

Me datë 11 Dhjetor, Rrjeti Shqiptar i Grave Sipërmarrëse (NAWE), organizoi aktivitetin “Beauty Inside Out”. Ishte një kënaqësi e veçantë të intervistoja Znj. Vasilika Selaj, themeluese e Swiss Line Albania rreth rrugëtimit të saj në fushën e biznesit, sfidat dhe kënaqësitë që i janë servirur nga rruga e gjatë drejt krijimit të një biznesi të suksesshëm në Tiranë.

Në këtë aktivitet, pata gjithashtu mundësinë të mbaja një leksion të hapur për gratë sipërmarrëse të pranishme, mbi menaxhimin e stresit, pasojat e stresit në shëndetin tonë dhe si të përdorim teknika specifike për reduktimin e stresit dhe qetësimin e mendjes gjatë ditës.

Sipërmarrja është një rrugë plot sfida, vështirësi dhe fitore. Bëhet shumë më  e thjeshtë nëse sipërmarrësja apo sipërmarrësi ka një mentor me të cilin këshillohet, ndan sfidat dhe diskuton për zgjidhjet më optimale.

Më poshtë do të gjeni disa foto të shkrepura gjatë aktivitetit, që u mbajt në ambientet e Xheko Imperial Hotel.

 

 

 

Powered by Watch Dragon ball super