25 Korrik, 2019
Anila Bashllari jep intervistë për televizionet lokale, Shkodër
nga Anila Bashllari
Më datë 23 Maj, Anila Bashllari mbajti një leksion të hapur për studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër mbi rëndësinë e zhvillimit personal dhe profesional për një jetë dhe karrierë të suksesshme.
Anila paraqiti një temë të re për studentët e Shkencave të Edukimit, temë që i bëri studentët të reflektojnë mbi zhvillimin e tyre personal dhe mënyrën se si ata e shohin realitetin.
Temat që u diskutuan në leksion ishin risi për studentët dhe universitetin, duke qenë se vetë fusha e zhvillimit personal është në fillesat e saj në Shqipëri.
Më poshtë do të gjeni një intervistë të shkurtër që Anila Bashllari ka dhënë për dy televizione lokale në Shkodër.
Lini një Përgjigje