fbpx

Autorja e Programit Life 2.0

Jeni në hapat e para të karrierës tuaj apo po mendoni për më tej? Jeni të suksesshëm, keni krijuar familjen e dëshiruar, një jetë të mirë por ende diçka ju mungon? Ndiheni që mund të jepni më tepër, që meritoni më shumë por ende gjërat nuk janë atje ku dëshironi?

Life 2.0 është zgjidhja për ju që po kërkoni më shumë…

… Një mendësi e re për një jetë më të mirë!

Biografi e shkurtër

Anila Bashllari është eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional, e fokusuar kryesisht në fushën e mendësisë dhe neurocoaching. Anila është gjithashtu doktore në shkencat ekonomike me një karrierë profesionale 30 vjeçare, mbajtëse e shumë pozicioneve drejtuese dhe këshilluese në administratën shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe sektorin privat.

Karriera si eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional filloi në vitin 2003 dhe u kthye në një profesion me kohë të plotë për Anilën në vitin 2014 , pas çertifikimit zyrtar si anëtare e Qendrës “John Maxwell Team” dhe me krijimin e kompanisë së saj “Beyond Limits”. E lindur dhe rritur në Tiranë, Anila është e martuar dhe ka një djalë.

Ekspertiza si coach, mentore dhe trajnere

Ekspozimi i parë i Anilës në fushën e zhvillimit personal ka filluar në vitin 2003 ku për herë të parë filloi të interesohej dhe të marrë informacionet e para online në këtë fushë.

Kjo fushë ngjalli shumë kuriozitet dhe interes tek Anila duke u shoqëruar me kërkime dhe informacione si dhe eksperienca konkrete udhëtimesh dhe trajnimesh në vendet e Lindjes se Largët.

Në vitin 2013 Anila çertifikohet si coach personal nga Quantum Success Coaching Academy (USA) dhe në vitin 2014 çertifikohet si coach, mentore dhe trajnere nga organizata ndërkombëtare The John Maxwell Team International  (me qendër në USA dhe prezente në 152 shtete të botës).

Anila është në vitin e 2të të programit studimor dhe çertifikues për NeuroCoach dhe ka bërë një sërë trajnimesh në fushën e zhvillimit personal me mentorët më të njohur ndërkombëtarisht dhe të respektuar në këtë fushë. Ajo ka coach personal dhe mentorë në disa aspekte si lidership; komunikim në publik; marketing dhe shitje; zhvillim biznesi dhe mendësie për sukses, etj.

Life 2.0 – frymëzim nga puna me klientët

Life 2.0 është produkt dhe rezultat i të gjithë eksperiencës 15 vjeçare të Anilës në fushën e zhvillimit personal, kombinuar me eksperiencën e mëparshme si drejtuese projektesh, konsulente dhe eksperte zhvillimi në organizatat dhe institucionet më të rëndësishme të vendit.

Life 2.0 është frymëzuar nga rezultatet e matshme të punës me klientë shqiptarë dhe të huaj si dhe eksperiences personale të vetë Anilës – një rrugëtim ky transformues mental, emocional dhe shpirtëror.

Dhe mbi të gjitha, transformim i mendësisë mbi veten e saj dhe vetë jetën!

Moto e Anilës është: Puna fillon me veten dhe më pas shikohet jashtë saj!