7 Cilësitë e Njerëzve me Inteligjencë të Lartë Emocionale

Nëse nuk jeni mirë me aftësitë tuaja emocionale, nëse nuk keni vetëdije të lartë emocionale, nëse nuk jeni në gjendje të menaxhoni emocionet tuaja shqetësuese, nëse nuk mund të keni ndjeshmëri dhe të keni marrëdhënie të efektshme, atëherë ju keni Inteligjencë Emocionale të ulët.

Çfarë saktësisht është inteligjenca emocionale (EI)?

1-Aftësia për të identifikuar saktë emocionet tuaja, si dhe ato të të tjerëve.

2-Aftësia për të përdorur emocionet dhe për t’i zbatuar ato në detyra, si të menduarit dhe zgjidhja e problemeve.

3-Aftësia për të menaxhuar emocionet, duke përfshirë kontrollin tuaj, si dhe aftësinë për të gëzuar ose qetësuar një person tjetër.

 

7 karakteristikat e njerëzve emocionalisht inteligjentë sipas Daniel Goleman janë:

 

1)- Ata janë agjentë të ndryshimit. Njerëzit me IE të lartë nuk kanë frikë nga ndryshimi. Ata e kuptojnë se është një pjesë e domosdoshme e jetës.

2)- Ata janë të vetëdijshëm. Ata e dinë se  në çfarë janë të mirë dhe çfarë kanë ende për të mësuar – dobësitë nuk i mbajnë mbrapa. Ata e dinë se cilat mjedise janë optimale për stilin e tyre të punës.

3)- Ata janë empatikë. Shenjë dalluese e IE-së, është aftësia për të krijuar raporte me të tjerët, i bën ata thelbësore në vendin e punës.

4)- Ata nuk janë perfeksionistë. Ndërsa shumë të motivuar, njerëzit me IE të lartë e dijnë se përsosja është e pamundur.

5)- Ata janë të balancuar. Vetëdija e tyre do të thotë se ata natyrisht e dinë rëndësinë dhe si të mbajnë një ekuilibër të shëndetshëm profesional-personal në jetën e tyre. Ata hanë mirë, flenë gjumë mjaftueshëm dhe zhvillojnë hobi jashtë punës.

6)- Ata janë kuriozë. Ata nuk gjykojnë; ata eksplorojnë mundësitë. Ata bëjnë pyetje dhe janë të hapur për zgjidhje të reja.

7)- Kujdesen për emocionet. Njerëzit me IE të lartë nuk e shohin botën si “gotë gjysmë të zbrazët ” siç bëjnë shumë njerëz. Ata ndjehen mirë për jetën e tyre dhe nuk lejojnë që kritikët apo njerëzit të ndikojnë emocionet e tyre.

Foto: Visual Hunt

Powered by Watch Dragon ball super