5 Qershor, 2019

5 arsye pse duhet të pini shumë ujë, çdo mëngjes

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Një zakon në mëngjes që mund t’ua ndryshojë jetën. Ju mjaftojnë vetëm 2 minuta dhe vullnet për të pirë rreth 450 gram ujë çdo mëngjes – sapo të zgjoheni, dhe shëndeti juaj do të përmirësohet.

Ka shumë arsye pse uji është i nevojshëm për trupin tonë, por më poshtë do të gjeni 5 arsyet kryesore pse duhet të pini ujë në mëngjes, akoma pa konsumuar ushqime:

  • Zgjon dhe aktivizon metabolizmin tuaj – Pirja e një gote të madhe me ujë sapo të zgjoheni nga gjumi i jep energji metabolizmit tuaj me një rritje prej 24%, për 90 minuta.
  • Hidraton trupin tuaj të etur – Sapo ne zgjohemi nga gjumi, trupi ynë është tërësisht i dehidratuar pas 8 orëve gjumë. Edhe nëse ju nuk ndjeni etje, trupi juaj është i etur sepse kanë kaluar të paktën 8 orë pa pirë ujë. Prandaj, pirja e ujit në mëngjes furnizon qelizat dhe organet e tjera me ujë dhe rrjedhimisht kjo kthehet në energji për trupin tuaj.
  • Uji e ndihmon trupin tuaj të nxjerrë jashtë toksinat – Dermatology amerikan Kenneth Ellner thotë: “Veshkat tuaja bëjnë një punë të mrekullueshme për nxjerrjen e toksinave jashtë, për aq kohë sa ju merrni nivelin e duhur të lëngjeve në trupin tuaj.” Pirja e ujit në mëngjes do të ndihmojë veshkat dhe organet e tjera që të nxjerrin jashtë toksinat që në mëngjes, dhe ju do ta filloni ditën me një trup të freskët.
  • 75% e trurit përbëhet nga uji – Kur trupi nuk është i hidratuar siç duhet, truri juaj funksionon nën potencialin e vet, dhe ju ndiheni të lodhur dhe mund të përjetoni dhe ndryshime në humor.
  • Nëse pini ujë në mëngjes, do të jeni më pak të uritur gjatë ditës – Një studim ka treguar se pirja e një gote ujë përpara çdo vakti do të reduktojë sasinë e ushqimit që ju konsumoni sepse “uji e mbush stomakun me një substancë që ka 0 kalori” dhe njerëzit ndihen “të ngopur”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *