5 Qershor, 2019

4 teknika që do t’ju ndihmojnë të vetë-disiplinoheni

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Njeriu ka natyrë kurioze, fleksibël dhe ka nevojë për ndryshim gjatë gjithë kohës. Prandaj, elementë dhe praktika si vetë disiplina janë karakteristikë e njerëzve që kanë këmbëngulje vendosmëri të lartë për të arritur atë që duan. Shumë prej nesh kemi filluar të praktikojmë zakone të reja, dhe mund ta kemi ndërprerë proçesin në mes të rrugëtimit, sepse bota ka kaq shumë gjëra që na shpërqëndrojnë, saqë kjo praktikë duket diçka e pamundur për t’u zotëruar, sidomos në ditët e sotme.

Vetë disiplina është elementi më i rëndësishëm  në arritjen e qëllimeve që i keni vënë vetes. Kjo sepse vetë disiplina ju ndihmon të krijoni zakone të reja, të cilat ua shkurtojnë rrugën drejt qëllimit tuaj, ju bëjnë më të mirë dhe e automatizojnë proçesin, aq sa proçesi bëhet diçka e zakonshme dhe jo një risi në jetën tuaj të përditshme. Nëse ju i keni vënë vetes disa qëllime dhe doni t’i arrini në kohën e caktuar, ju sugjeroj të aplikoni teknikat e mëposhtme:

Suksesi nuk është asgjë më shumë sesa disa rregulla të thjeshta të praktikuara përditë. Jim Rohn

  1. Fillo në një ditë të caktuar

Psikologët dhe kërkuesit kanë konstatuar se vendosja e një date mujore apo dite të caktuar për të praktikuar një zakon apo praktikë (si për shembull, ushtrimet për të rënë në peshë), është shumë efektive dhe ju motivon.

  1. Shkruaj arsyet pse duhet të praktikosh vetë disiplinën

Ju duhet të bindni veten për regjimin të cilit do t’i nënshtroheni, përndryshe nuk do të keni mjaftueshëm motivim të vazhdoni atë që keni nisur.

  1. Imagjinoni përfitimet dhe rezultatet

Vizualizimi është një teknikë mjaft e përhapur për vetëmotivim dhe ju ndihmon të keni një vizion të qartë të asaj çka doni të arrini. Ky është një element i rëndësishëm që do t’ju ndihmojë të praktikoni rregullat e vetë disiplinimit.

  1. Kombinoni argëtimin me detyrat

Nëse ju arrini të kombinoni një hobi me një detyrë që duhet ta përmbushni çdo ditë, do të jetë më e thjeshtë për ju të bëni gjërat që duhen bërë por që nuk ju pëlqen t’i bëni (për shembull, zbatimi i orareve).

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *