Mjaftojnë 30 minuta ecje që të përmirësoni kujtesën

Ecja në natyrë përmirëson kujtesën

Ecja në natyrë, përveçse një kënaqësi që duhet shijuar sa më shpesh ndihmon ndjeshëm edhe në përmirësimin e kujtesës. Një studim nga Universiteti i British Columbia[1] ka dalë në konkluzion që ushtrimet fizike reduktojnë ndjeshëm stresin. Gjithashtu, ato përmirësojnë gjendjen emocionale  dhe sigurojnë një gjumë shumë cilësor. Kryerja e ushtrimeve fizike ndikon në rritjen e gjendrës së hipokampusit. Kjo është një pjesë e trurit që përmirëson kujtesën verbale dhe proçesin e të mësuarit.

Çfarë mund të bëni?

Çfarë mund të bëni sot që të përmirësoni kujtesën tuaj? Dilni dhe bëni një shëtitje në një pjesë të gjelbëruar në lagjen ku jetoni. Dilni të ecni me qëllimin që do ta qetësoni trurin tuaj, pavarësisht se çfarë ngarkese emocionale mund të jeni duke përjetuar.

Nëse shkencëtarët e vërtetojnë se mjaftojnë 150 minuta ecje në një javë që kujtesa jonë të përmirësohet, pse të mos filloni të kujdeseni për trurin tuaj që në këto momente?

Përmirëso kujtesën 

Është shumë e rëndësishme që ju të kuptoni rëndësinë që ka shëndeti ynë mendor në gjithçka që bëjmë. Rritja e vetëdijes është e nevojshme jo vetëm për ta kuptuar rëndësinë e shëndetit, por për të filluar kujdesjen ndaj shëndetit.

Kam dëshirë të ndaj me ju një shprehje që më ka bërë më të ndërgjegjshme për t’u kujdesur për shëndetin tim: “Kur kthej kokën mbrapa dhe kujtoj gabimet e mia, të gjitha kanë një gjë të përbashkët: Isha e lodhur” Kristin Lemkau (JP Morgan)[2]

[1] Harvard Health

[2] Kristin Lemkau

Powered by Watch Dragon ball super