3 teknika se si të mësoni gjëra të reja gjatë gjithë kohës (dhe të arrini qëllimet tuaja)

Njeriu modern nuk mund të ndalojë së mësuari, lexuari  pasi përfundon universitetin… Më poshtë do të mësoni tre teknika se si ju mund të mësoni vazhdimisht.

 

Të kesh kuriozitetin e një fëmije…

Fëmijët bëjnë naivisht pyetjen “pse” dhe ky proçes u mëson atyre diçes u mëson atyre diçka të re sa herë që pyesin. E njëjta skemë funksionon shumë mirë edhe për të rriturit. Gjithmonë bëjini vetes pyetje se si dhe pse ndodhin gjërat, edhe nëse nuk ju përkasin juve. Nëse shikoni një kompani që po rritet shpejt dhe ka sukses, bëhuni kurioz për shkaqet e suksesit të saj. Nëse shikoni që një miku  juaj ka ndryshuar sjellje, është përmirësuar dhe ka performancë më të lartë, mundohuni të kuptoni shkaqet dhe t’i integroni ato tek vetja juaj. E njëjta gjë vlen edhe për situatat negative… është më mirë të mësosh nga gabimet e të tjerëve sesa nga gabimet e tua.

Të kesh një mentor që ju i besoni…

Të paturit e një mentori apo një personi që shërben si këshillues në jetën tuaj është një nga investimet më të rëndësishme që mund të bëni për veten, jetën personale dhe karrierën tuaj. Ju mund të zgjidhni për mentor një person të suksesshëm në fushën ku ju punoni apo doni të investoni kohën tuaj, dhe nuk e merrni me mend se sa do t’ju lehtësohet puna dhe i gjithë rrugëtimi juaj. Sepse mentori juaj me shumë mundësi e ka kaluar të gjithë proçesin dhe do t’jua shkurtojë rrugën, nuk do të lejojë që të bëni gabimet e ngjashme që bëjnë të gjithë, do t’ju motivojë dhe do të shërbejë si busulla juaj.

Të zhvillosh zakonin e të lexuarit…

Shumica e njerëzve ndalojnë së lexuari libra pasi përfundojnë universitetin sepse mendojnë se kanë marrë mjaftueshëm dije apo sepse nuk kanë kohë. Libri është në një farë mënyre një mentor që ngre pyetje, ju jep informacion (që ju duhet të dini se si ta aplikoni), dhe ju bën më kurioz, më të etur për më shumë dije. Pasurimi i vetes me libra dhe informacione të reja në fushën ku punoni apo jeni të interesuar të përmirësoheni është tejet i rëndësishëm, sado klishe që mund t’ju duket kjo si frazë.

 

Powered by Watch Dragon ball super